BallinaLajmeGjykata e Manastirit / 27 deputetët bullgarë ende me ndalesë aktive për...

Gjykata e Manastirit / 27 deputetët bullgarë ende me ndalesë aktive për të hyrë në Maqedoni

Gjykata e Manastirit konfirmoi për Tellma se ende është në fuqi ndalesa për hyrje për një grup prej 27 deputetësh bullgarë nga partia e djathtë proruse “Ringjallja”, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Krsto Vraçev dhe Angell Georgiev, të cilët javën e kaluar, pavarësisht ndalesës, arritën të hyjnë në Maqedoninë e Veriut dhe të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Koçanit.

Vraevç dhe Georgiev vitin e kaluar në gusht kanë marrë ndalesë njëvjeçare për hyrje për shkak të kalimit ilegal të kufirit dhe ajo ende vazhdon.

“Duke pasur parasysh se aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm më 29.08.2025, ndalesa zbatohet nga ajo datë, përkatësisht një vit nga dita kur ata janë dëbuar, gjegjësisht kur u është ndaluar hyrja në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga Gjykata Themelore e Manastirit.

Pavarësisht njoftimit të autoriteteve kompetente, Georgiev dhe Vraçev e kanë kaluar kufirin javën e kaluar. Gjykata e Manastirit në përgjigjen e saj thekson se ndaj të dyve, si dhe ndaj të dënuarve të tjerë, janë hapur lëndë te përmbaruesit për mbledhjen e shpenzimeve gjyqësore në vlerë prej nga 2 mijë denarë për secilin. Të dënuarve u është shqiptuar edhe gjobë, e cila sipas ligjit mund të jetë nga 50 deri në 230 euro.

Të dënuarit janë ndëshkuar për kalim ilegal të kufirit në Kajmakçalan në qershor të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments