11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Kam dërguar 21 ambasadorë, 70% prej tyre janë me karierë,...

Bujar Osmani: Kam dërguar 21 ambasadorë, 70% prej tyre janë me karierë, ndonëse ligji lejon vetëm 25%

Nëse në ndonjë fushë prej kur jam në funksion kam arritur më së shumti, kjo është pikërisht në dërgimin e ambasadorëve dhe konsujve, pasi kemi bërë hap të madh në pjesën e profesionalizimit të shërbimit dhe prandaj kam kërkuar dhe kam formuar grup të punës në Ministri për analiza të dosjeve individuale të diplomatëve të dërguar nga viti 2006, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani theksoi se pasi ai është në funksion, ka dërguar 21 ambasadorë ose një të tretën e numrit të përgjithshëm të përfaqësive diplomatike konsullore të cilët i kemi, nga të cilët 15 janë në diplomatë me karrierë.

“Në përputhje me ligjin unë jam i obliguar deri në të katërtën e të gjithë ambasadorëve të jenë diplomatë me karrierë, ndërsa të tjerët lejohet të jenë vendime politike. Ata janë personalitete thjeshtë të afirmuar, të cilët sipas praktikës partitë politike i propozojnë në kuadër të koalicionit. Në pajtim me ligjin është 25 për qind, ndërsa unë kam dërguar mbi 70 për qind nga vendi”, deklaroi Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me disa nga propozimet, Osmani tha se seanca qeveritar e cila është e mbyllur sipas ligjit është e besueshme dhe vendim i cili nuk është finalizuar nuk mund të thuhet sepse është penguar për shkak të kufizimeve të ligjit.

“Por, ajo që mund ta them është se në ‘Gazetën zyrtare’ ku janë të zyrtarizuara vendimet dhe në seancën e mbyllur të Qeverisë nuk ka vendim për emërimin e konsullit të përgjithshëm në Nju-Jork, as që kemi plane ta ndërrojmë konsullin e përgjithshëm në Nju-Jork, Jordan Panov i cili ka edhe dy vjet mandat deri në korrik të vitit 2023”, theksoi Osmani.

I pyetur për atë pse konsujt emërohen në seanca të mbyllura, Osmani tha se ky është obligim ligjor – të gjitha propozimet të kalojnë në seancë në seancë të mbyllur të Qeverisë.

“Dhe ato mbeten informacione të besueshme, pavarësisht nëse janë për ambasadorë, nëse janë për konsuj. Derisa të arrihet një marrëveshje nga vendi ku dërgohet informacioni, ai informacion mbetet i besueshëm. Prandaj, nuk mund të konfirmojmë, p.sh., cili është propozimi për Sofjen, ndonëse i ka kaluar Qeverisë, i ka kaluar presidentit, tashmë Sofjes i është dërguar një kërkesë për marrëveshje. Nuk është vetëm tek ne, është kudo në botë derisa të arrihet një marrëveshje, informacioni është konfidencial. Procedura është e njëjtë për të gjithë”, deklaroi Osmani.

Duke e justifikuar zgjedhjen e Besmira Ejupit, Osmani tha se ligji përveç këtyre kushteve formale – arsimi i lartë, njohja e gjuhës angleze, thotë të jenë persona të afirmuar në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, që megjithatë është një term shumë i madh.

“Ky është justifikim shumë i gjerë që do të thitë personalitet i afirmuar. Në fund të fundit është vlerësim i ministrit dhe i Qeverisë i cili do ta prezantojë atë qeveri, por me siguri nuk do ta pyesim Milloshoskin kë do ta propozojmë jashtë vendit. Megjithatë, kemi të drejtë si Qeveri të vendosim se kush do ta përfaqësojë shtetin jashtë vendit dhe kuptohet më pas vjen vlerësimi i qytetarëve nëse kemi mirë vendimet të mira ose të këqija. Por, këtu nuk ka lëshime të ligjit, por është çështje e vendimeve të qeverisë”, deklaroi Osmani.

I pyetur për atë se kush do të vlerësojë se çka është person i afirmuar, Osmani tha se kjo është lloji i vetëm i emërimit ku janë përfshirë tre institucione – ministri propozon, Qeveria duhet të pranojë, Presidenti duhet të miratojë.

“Nuk ka proces më të filtruar i emërimit sesa emërimet dhe plus vendi ku do të dërgohet të miratojë. Ato janë katër filtra dhe këto janë emërimet e vetme për të cilat shërbimet japin mendim pozitiv, edhe Agjencia për zbulim edhe Agjencia për sigurim kombëtar. Ky është procesi më i kontrolluar në shtet. Dhe mendoj se këtu është më tepër qasja politike e ministrit. Mendoj se tendenca shihet qartë në qasjen time të bashkëraportit që duhet të jetë edhe i qeverisë në tërësi”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, fakti që kanë arritur për shtatë ditë të propozojnë ambasador në Sofje, kanë treguar se kanë kapacitet që shpejtë t’i plotësojnë edhe 7-8 vendet tjera sa janë të zbrazëta.

“Unë shpresoj se shpejtë do të vijmë edhe me zgjidhje tjera. Sigurisht do të ketë prapë debate. Asnjëherë nuk do të jenë të kënaqur. Me rëndësi është të mund kështu të ulemi dhe të bisedojmë, t’i elaborojmë, pra edhe ‘i krahasojmë që të shohim se kush çka ka bërë”, deklaroi Osmani.

Për rastin me ambasadën në Uashington dhe nëse kemi kandidat që mund t’i plotësojë kriteret, Osmani tha se pret që shumë shpejtë të dalin me emër për Uashingtonin.

“Nuk është kjo betejë negative ku ne pengohemi mes vete, por japim propozime, Qeveria vlerëson se ndoshta kjo nuk është zgjidhja më e mirë, presidenti do të thotë pritni, kjo ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë, të shohim ende, do të thotë biseda dhe koordinime të tilla bëhen lidhur me Uashingtonin. Pres që shumë shpejtë të dalim me emër për Uashingtonin. Tanimë paralajmërova për Sofjen dhe ashtu edhe ka ndodhur, ja sërish paralajmëroj se për Uashingtonin do të ketë propozim së shpejti”, deklaroi Osmani.

Të gjitha ambasadat, sipas Osmanit, janë të rëndësishme, ndërsa qartë se Uashingtoni është më i rëndësishëm për shkak të partneritetit strategjik, për shkak të rëndësisë së marrëdhënieve me SHBA-në dhe institucionet janë më të kujdesshme në dhënien e mendimit pozitiv.

Duke u përqëndruar në atë se do të bëhet revizion i dosjeve individuale nga viti 2006, Osmani tha se në vitet paraprake janë dërguar njerëz të cilët paraprakisht kanë punuar në ndërmarrje për ilaçe, çokollada, kopshte për fëmijë.

“Konsull në Selanik, e pastaj edhe ambasador është drejtpërdrejtë i marrë nga një ndërmarrje për ilaçe. Konsull i përgjithshëm në atë periudhë është marrë nga kopshti për fëmijë. Konsull i përgjithshëm në Toronto është me Fakultet për edukate fizike, i marrë nga Agjencia për Rini dhe Sport. Ambasadori në Zagreb ka Fakultet për pylltari, e paraprakisht ka qenë i punësuar në shtëpi për fëmijë. Ambasadori në Abu Dabi, paraprakisht ka qenë i punësuar në fabrikë për çokolladë. Ambasador në një vend evropian, me përvojë paraprake shoqërues i bashkëshortit-ambasador. Ambasador në Ankara është marrë nga Postat e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani në brifing me gazetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments