13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani e ftoi në iftar, Taravari: Shpresoj që edhe ai të...

Bujar Osmani e ftoi në iftar, Taravari: Shpresoj që edhe ai të reflektojë dhe të vijë në debatin për emigrimin

I pyetur për ftesën për iftar nga kundërkandidati Bujar Osmani, kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari tha se për sot e ka agjendën tashmë të caktuar, por tha se nëse mund të caktohet ndonjë termin që u konvenon dy palëve, do të merrte pjesë në iftar, shkruan TV21. Taravari tha se pret që Osmani të reflektojë dhe të marrë pjesë në debatin për emigrimin, për çka edhe ka ftesë.

“Sot është dita e parë e pranverës, dita e parë e pranverës dhe sot është Dita e Personave me Daun Sindrom. Unë do të kisha shkuar me kënaqësi, por sot kemi organizuar tradicionalisht në Gostivar organizojmë iftar, ose një dark, ose drekë, por tash është Ramazan, iftar me fëmijët me Sindromën Daun, por në të ardhmen nuk e refuzoj asnjëherë. Pavarësisht, nuk ka asnjë problem. Në parim jam për t’u ulur bashkë të gjithë kandidatët, shpresoj dhe uroj të mos përputhet me një datë sepse kemi caktuar plot, agjenda është e përplotë, nëse gjejmë një termin të përbashkët, unë besoj dhe jam për atë që të organizojmë një iftar të përbashkët, apo pas Ramazanit një drekë të përbashkët, gjithashtu uroj që edhe z.Osmani të reflektojë sepse para 3-4 ditësh, e kam ftuar në debat për migrimin, në komunën e Tetovës, ditën e shtunë në ora 12”, tha Taravari./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments