10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDauti: Në 117 vendvotime në Tetovë, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë!...

Dauti: Në 117 vendvotime në Tetovë, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë! KSHZ me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor

Kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti një ditë para zgjedhjeve tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor dhe se i njëjti po shpërndahet nëpër vendvotime. Dauti tha se në Tetovë nga gjithsej 117 vendvotime, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë.“Sa i përket Burgut të Tetovës, sot do të votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër prej 69 personave që janë paraqitur, që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në kushte shtëpiake, një ditë para zgjedhjeve, ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, kemi 7 persona të cilët kanë votuar, të cilët janë angazhuar si anëtar të Këshillave Zgjedhor në përfaqësi diplomatike. Kemi 4 persona që janë jashtë përkujdesjes familjare, si dhe dy persona të shpërngulur jashtë vendit”, tha mes tjerash Dauti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments