15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja

Bujar Osmani: Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja

Hyrja në BE është garancia më e mirë e identitetit, tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas tij, qytetarët e vendit janë kundër konflikteve identitare dhe politike në procesin e zgjerimit të BE-së, por në këtë drejtim ai shton se nuk ka rrezik të tillë nga ndryshimet kushtetuese të propozuara. Megjithatë, kur u pyet nëse mund të pritej një pengesë e re nga Sofja pas ndryshimeve kushtetuese, Osmani u përgjigj se nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nesër.

“Dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa ka ende paqartësi në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit, veçanërisht për shkak të ndryshimeve kushtetuese, vendet anëtare të BE-së po bëjnë presion që vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë, të kenë më shumë përfitime para anëtarësimit. Për një kohë të gjatë, Austria paralajmëronte një plan për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas televizionit shtetëror austriak, Vjena tashmë ka dërguar një non-paper të tillë në Bruksel. Sipas raportimeve të mediave, fokusi është në financime shtesë për rajonin, si dhe bashkëpunim më të madh politik.

Non-Paper i Austrisë
“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni të jenë në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe pjesë integrale e familjes sonë evropiane… Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ftohen të marrin pjesë në mënyrë joformale në mbledhjet e Këshillit të BE-së në baza të rregullta”.

Procesi i zgjerimit do të jetë tema kryesore e Samitit të ardhshëm të Bashkimit në Granada, Spanjë më 5 tetor. Në këtë Samit, autoritetet e vendit presin që paralajmërimi i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel për zgjerimin në vitin 2030, të shndërrohet në një përfundim konkret të institucioneve evropiane. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments