6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani - Bërnabiq: OSBE do të vazhdojë të mbështesë proceset reformuese...

Bujar Osmani – Bërnabiq: OSBE do të vazhdojë të mbështesë proceset reformuese të Serbisë

Zbatimi i reformave, garantimi i sundimit të ligjit, liria e mediave, të drejtat e njeriut – duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare janë fushat kryesore në të cilat OSBE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë.

Kështu ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me kryeministren Ana Brnabiq në Beograd.

“Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të mbështesë vendin për integrimin e mëtejmë të pakicave kombëtare në shoqërinë serbe përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për zbatimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit, siç informojnë nga MPJ e Maqedonisë, kanë folur edhe për mbështetjen thelbësore të vendit nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe realizimin e regjistrimit të popullsisë, zgjedhjet e këshillave të pakicave kombëtare, si dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare.

Osmani dhe Brnabiq diskutuan edhe për zhvillimet aktuale lokale dhe rajonale, si dhe për nevojën e një konsensusi të gjerë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në OSBE për një dalje nga situata në të cilën ndodhet Organizata.

  • Përkundër të gjitha sfidave, jam i kënaqur që shoh bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Misionit të OSBE-së në Serbi dhe autoriteteve kombëtare në kuadër të ekspertizës së OSBE-së. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shfrytëzoni sa më mirë objektet e OSBE-së, tha Osmani.

Një tjetër nga fushat në të cilat OSBE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë, siç ka paralajmëruar Osmani, është reforma në media dhe Strategjia dhe Plani i Veprimit për Media 2020-2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments