Këshilli Kombëtar Boshnjak në rajonin Sanxhak të Serbisë, ku banon shumica e popullsisë boshnjake, kërkoi ndihmë nga Turqia për luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).
Këshilli Kombëtar Boshnjak në rajonin Sanxhak të Serbisë, ku banon shumica e popullsisë boshnjake, kërkoi ndihmë nga Turqia për luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).
Në Serbi, ku numri i viktimave të koronavirusit arriti në 51 dhe i të infektuarve në 1 mijë e 908, për krijimin e spitaleve dhe ambienteve të përkohshme të karantinës edhe në rajonin e Sanxhakut, ku është përhapur epidemia, Këshilli Kombëtar Boshnjak i dërgoi një letër Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Duke nënvizuar se Turqia është një vend shumë i zhvilluar në fushën e mjekësisë, në letër theksohet se nga Turqia kërkojnë pajisje dhe ekipe mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.
Në letrën ku bëhet e ditur gjithashtu se në Sanxhak ka 22 të infektuar me koronavirus, shkruhet: “Qendra Mjekësore e Novi Pazarit është e gatshme me të gjithë ekipin e saj për të luftuar me epideminë. Me ndihmën që kërkojmë prej jush kërkojmë të ofrojmë një shërbim më cilësor për pacientët tanë të infektuar. Të sëmurët në Sanxhak duhet të vendosen në spitalet këtu”.
Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov deklaroi se kanë kërkuar ndihmë nga Turqia në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).