11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBorxhi i Tetovës më i madhi në Maqedoni! Teuta Arifi: Jetojmë në...

Borxhi i Tetovës më i madhi në Maqedoni! Teuta Arifi: Jetojmë në një shtet që ka shumë borxhe

Borxhi i Komunës së Tetovës është më i madhi nga të gjitha komunat tjera.

Në vitin 2018 kur Qeveria komunave ua lau 51% të borxheve, Tetova nga 15 milion euro mbeti me 7.5 milion euro borxh. Nga ajo periudhë deri tani kjo komunë ka hyrë në borxh edhe për 1.9 milion euro.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thotë se një pjesë të borxhit e ka trashëguar dhe se  duhet edhe të llogaritet fakti se komuna Tetovës është një ndër komunat me më shumë të punësuar në republikën e Maqedonisë.

 “Fillimi i punës tonë ka qenë  me një borxh të madh dhe me anë të Qeverisë është  shlyer 51% , ndërsa 49% na ka ngelur, ndërkohë normalisht  ne kemi bërë edhe punë të tjera të cilat  janë si obligime  dhe zakonisht tendenca është  dhe trendi është që të jemi në atë linjën e 8 milionëshit  normalisht dallimi plus minus është i parëndësishëm duke pasur  parasysh që ne  servisojmë sipas mundësive dhe të hyrave që kemi,  duke pasur parasysh se kur flitet për komunat në vendin tonë  komuna Tetovës është komuna me administratë më të mëdha se të gjithë komunat e tjera”, tha Teuta Arifi – Kryetare e Komunës së Tetovës.

Sipas Arifit një pjesë e madhe e buxhetit të komunës shkon për pagat e punëtorëve.

Teuta Arifi: “Tendenca jonë është që të mos ngjitemi mbi atë të cilën e kemi trashëguar  dhe në të njëjtën  kohë edhe të paguajmë obligimet dhe  në të njëjtën kohë të arrimë të bëjmë edhe sa më shumë”.

TV21: Ndaj kujt ka borxhe me së shumti Komuna e Tetovës?

Teuta Arifi: “Përgjithësisht  janë  punët të ndryshme që kryhen si dhe pagesat dhe do ua kisha përkujtuar edhe faktin që  të gjithë ne jetojmë në një shtet që ka shumë borxhe dhe nuk është se shteti nuk ka borxhe  dhe është një element në rritje dhe siç e dimë edhe buxheti i projektuar për vitin 2021 projektohen në marrjen e mjeteve hua”.  

 Pas komunës së Tetovës si komuna me më shumë borxh në Maqedoninë e Veriut vjen komuna e Ohrit me 6.7 milion euro. Intervistën e plotë me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi mund ta ndiqni të enjten në ora 19:10.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments