Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit, duke thënë se Kosova është pajtuar që të nisë menjëhërë të sigurohet metëmenaxhimi i komunitetit serb.
“Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë dhe kur them menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të krijuar, për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, është shprehur Borrell.
Ai tha se palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur, përcjell Klankosova.tv.
Borrell gjithashtu bëri të ditur se fillimisht ishte propozuar një aneks më i detajuar, por sipas tij, palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version.
“Palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur, të negociuar ne dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente. Më duhet ta them se fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, më të detajuar, fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version më të hollësishëm”.
“Në njërën anë, sepse besoj që njëra palë, Kosova nuk ka pasur fleksibilitet sa i përketë substancës dhe në anën tjetër Serbia më parë ka theksuar parimet që, në parim që të mos nënshkruaj edhe pse është e gatshme që të impementojë. Për të shmangur rrethanat e tilla kemi bërë një numër propozimesh kreative edhe për sa i përketë nënshkrimit edhe sa i përketë përmbajtjes, por palët nuk arritën pajtimin mbi atë propozim më të detajuar që ne afruam. Pra, aneksi, marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklatratë që do të publikohet”, tha tutje Borrell.