7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeVuçiq: Nesër do të flas për çdo pikë për të cilat u...

Vuçiq: Nesër do të flas për çdo pikë për të cilat u dakorduam me Albin Kurtin

Pas takimit të mbajtur në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar para gazetarëve, duke thënë se është i kënaqur, pasi është arritur një lloj marrëveshje.

“Këto pak pika për të cilat kemi rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.

Ndër të tjera Vuçiq ka shtuar se nesër do të flasë për çdo pikë, por se e rëndësishmja, pika kyçe është se Këshilli Evropian do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit, i cili ka të ngjarë të zgjerohet.

“Në planin e zbatimit thuhet se ne kemi marrë parasysh faktin që BE-ja do ta përfshijë atë si pjesë të procesit të negociatave,”- ka thënë Vuçiq, duke shtuar se është me rëndësi të madhe që formimi i Asociacionit është obligim prioritar në pajtim me marrëveshjet e mëparshme në kuadër të dialogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments