Bullgaria javën e ardhshme do të marrë 200.000 vaksina. Do të propozoj 5.000 vaksina të dërgojmë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar sot kryeministri bullgar, Bojko Borisovi.tv21
Siç ka njoftuar korrespodenti i MIA-s në Sofje, Borisovi ka deklaruar se ky do të jetë gjesti i vërtetë miqësor për shëndetin e njerëzve.Borisovi i cili e ka dhënë deklaratën në mbikëqyrjen e punëve ndërtimore për modernizimin e stacionit të kompresorëve “Lozenec” ka shprehur siguri se Bullgaria në prill do të marrë mbi një milionë vaksina.