7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Bomba” në prag të zgjedhjeve! Zaev arsyetohet për sharjet dhe fjalët që...

“Bomba” në prag të zgjedhjeve! Zaev arsyetohet për sharjet dhe fjalët që dëgjohen në 4 incizimet e publikuara!

Me titullin “E vërteta për Zoran Zaevin” katër audio incizime të reja janë publikuar në internet. Në to dëgjohet zëri i kreut të LSDM-së Zoran Zaev i cili flet me një person identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Duke e ditur se do të pyetej për to, kreu socialdemokrat në konferencën për media të mbajtur pas takimit me parterët e koalicionit, kishte përgatitur përgjigje për të arsyetuar ato që dëgjohen në bomba.

Audion ku dëgjohet të shajë popullin që do të votonte sërish pushtetin e atëhershëm të drejtuar nga VMRO-PDMNE-ja, Zaev e arsyeton se ka qenë i bindur që qytetarët do të mbështesin politikat demokrate e jo regjimin.  Këtë e thotë edhe për audio bombën tjetër ku dëgjohet të thotë se janë të tijat “organizatat qytetare, ato të financuarat nga SOROSI dhe Parlamentin Studentor”.

“Ajo që organizatat qytetare janë shumë më afër për politikat demokratike drejtues i të cilave në atë kohë konsiderohesha unë, se sa për politikat e regjimit të Mickoskit dhe Gruevskit, këtë e dëshmojnë vetë përgjimet”, deklaroi Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së.

Në njërin audio incizim Zaev dëgjohet të thotë se “Atë që do ta bëjë PPS-ja tani do t’i lëndojë shumë”. Bashkëbiseduesi i thotë se “Po ma prekni Orcen…”, e si përgjigje merr një sharje të Zaevit ndaj personit me emrin Orce. Për këtë Zaev nuk foli konkretisht. Në fjalën sot vetëm  tha se përgjimet vërtetojnë qëndrimin e tij për pastrim nga krimi dhe kriminelët.

Kryetari i LSDM-së nuk e mohon se një pjesë e telefonatave të përgjuara ka pasur qasje edhe i  ashtuquajturin “Çaushi”, që është anëtar i partisë, e që i ka marrë për përkthim nga shqipja në maqedonisht.

Të mos harrojmë se në atë kohë Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti ishin në pushtet, ne ishim në opozitë dhe detyra jonë ishte që për të gjitha partitë në pushtet, të publikojmë atë që ekziston si inkriminim ose indicie për krim”, tha Zaev.

Incizimet i transmetoi edhe VMRO-DPMNE-ja në konferencën e sotme për shtyp. Nga atje kërkojnë që Zaev të kërkojë falje publike për sharjet e rënda ndaj popullit, ndërsa shtojnë se i ka mbetur vetëm dorëheqja. E i pyetur nëse pret fushatë të zezë zgjedhore ku do të publikohen audio bomba të këtilla, sekretari gjeneral i opozitares me përgjigje:

“Nëse kjo që kishim mundësi ta dëgjojmë është vetëm fillimi në lidhje me gjithçka që ka bërë ose ka thënë Zaevi, atëherë konsideroj se ka arsye për shqetësim serioz tek Zaevi dhe LSDM-ja”, deklaroi Igor Janushev – sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së.

Zaev ndërkaq tha se nuk dëshiron të ketë fushatë të pistë. Zëvendëskryministi dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pohon se bombat vazhdojnë të publikohen sepse deri më tani  institucionet nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet.

“Po të bënin që në fillim institucionet punën e duhur për shkeljen e privatësisë së njerëzve unë mendoj se nuk do të ishte kjo gjendje”, deklaroi Bujar Osmani i BDI-së.

Para dy ditësh dolën incizime ku dëgjohet zëri i kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski duke folur me Zoran Milevskin Kiçeec, i përfshirë në skandalin “Reket”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments