4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBogovinë, numri i të infektuarve shkon në 11! Xhemaili: Të infektuarit janë...

Bogovinë, numri i të infektuarve shkon në 11! Xhemaili: Të infektuarit janë izoluar, nuk ka nevojë për panik

Në  komunën e Bogovinës numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 11. Vetëm gjatë ditës së sotme nga  katër raste sa janë regjistruar në qytetin e Tetovës, tre janë nga kjo komunë.

Televizioni 21  gjatë ditës ishte atje. Kryetari Albon Xhemaili thotë se gjendja është në kontroll, pasi  të gjithë pacientët e mjekut amë janë izoluar.

“Situata është normale, faktikisht problemi që na ndodhi neve me mjekun amë  i cili rezultoi vetë pozitiv, në bazë të fondit shëndetësor është nxjerr lista e gjithë pacientëve dhe atyre u është dërguar një urdhëresë që të jenë të izoluar në shtëpi 14 ditë”, deklaroi Albon Xhemaili – kryetar i komunës së Bogovinës.

Sipas Xhemailit, asnjë nga të infektuarit e tjerë nuk është pacient i mjekut amë, por të gjithë janë familjarë të tij.

“Jo asnjë pacient nuk rezulton se është pozitiv. Faktikisht bisedohet për një  familje që jeton në bashkësi dhe bisedohet për anëtarë shtoi Xhemaili.

Në komunën e Bogovinës, ditë më parë për vizitë  ishte edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili njëherit është edhe anëtar i shtabit të krizës  së qeverisë. Ai premtoi që numri i testeve në këtë komunë do të shtohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments