16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBllok dotacionet e gjimnazit/ Inspektorati i krimit ekonomik fillon hetimet ndaj Bilall...

Bllok dotacionet e gjimnazit/ Inspektorati i krimit ekonomik fillon hetimet ndaj Bilall Kasamit!

Inspektorati i krimit ekonomik ka filluar hetimet për keqpërdorim të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës dhe kreut të sajë, Bilall Kasami.

Bëhet fjalë për 6.625.349.0 milionë denarëve që Komuna në formë të bllok dotacioneve është dashur t’ia lëshojë gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejqinoviç”.

Sipas informacioneve të indeks.mk, dy inspektorë nga inspektorati i Krimit Ekonomik kanë vizituar dhe kanë marrë në pyetje dje, kreun e Tetovës.

Inspektorët kanë ardhur në Tetovë pasi ka qenë drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Llalla ajo që ka bërë kallëzim penal kundër kreut të Tetovës, Bilall Kasami më 7 Korrik të këtij viti.

Kujtojmë, para se ta vizitojnë komunën dhe ti fillojnë hetimet për rastin në fjalë, inspektorët kanë takuar edhe drejtoreshën e gjimnazit Teuta Llallën, nga e cila kanë marrë informacionet për rastin të cilin akuzohet Kasami.

Ndryshe, për shkak të mos lëshimit të bllok dotacioneve, gjimnazi Tetovës që nga fillimi sezonit dimërorë është përballur me vështirësi funksionimi. Një periudhë ai mbeti edhe pa energji, me çka automatikisht ka mbetur edhe pa ngrohje qendrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments