17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBlinken: Nëse agresioni rus kalon pa ndëshkuar do tël hapet Kutia e...

Blinken: Nëse agresioni rus kalon pa ndëshkuar do tël hapet Kutia e Pandorës

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, deklaroi sot se nëse shkelja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare mbetet e pandëshkuar, Kutia e Pandorës do të hapet dhe ajo do të përsëritet në të gjitha anët e botës.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një sulm ndaj parimeve që kemi vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Nëse lejojmë që kjo të mbetet e pandëshkuar, atëherë ne po e hapim Kutinë e Pandorës dhe ajo do të përsëritet në të gjitha pjesët e botës”, theksoi Blinken pas takimit me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Blinken e lavdëroi Bashkimin Evropian për aksionin e tij të shpejtë për të vendosur sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë.

Lajen theksoi se BE-ja ishte gati të vendosë sanksione të reja, më të ashpra nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk i jep fund luftës.

“Jemi të vendosur dhe të bashkuar. BE-ja dhe SHBA-ja do të qëndrojnë pranë Ukrainës dhe popullit të saj trim”, tha Lajen, duke shtuar se Putini është gjithnjë e më i izoluar, por që fatkeqësisht ushtria e tij vazhdon të sulmojë civilë dhe të shkatërrojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments