15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBëri thirrje për vrasjen e Putinit, reagon Shtëpia e Bardhë

Bëri thirrje për vrasjen e Putinit, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter, shkruan BBC.

Amerikani kishte thënë se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është “dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë”.TS

Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Twitter:

“Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës – një shërbim të madh”.

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve:

“Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si “rusofobi histerike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments