6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBitcoin, monedhë me kurs ligjor / El Salvadori bëhet vendi i parë...

Bitcoin, monedhë me kurs ligjor / El Salvadori bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon kriptovalutën

El Salvadori është bërë vendi i parë në botë që adopton bitcoin si monedhë me kurs ligjor, pasi Kongresi miratoi propozimin e presidentit Nayib Bukele për të mbështetur kriptovalutën.  Me  62 nga 84 vota të mundshme,  politikanët votuan në favor të vendimit për të krijuar një ligj që adopton bitcoin, pavarësisht shqetësimeve mbi ndikimin e mundshëm tek programi i El Salvador me Fondin Ndërkombëtar Monetar. Bukele e ka mbrojtur përdorimin e bitcoin për potencialin që ka për të ndihmuar banorët që jetojnë jashtë vendit, që të dërgojnë remitanca.  Ai shtoi se dollari amerikanë do vazhdojë si monedhë me kurs ligjor.   Përdorimi i bitcoin do jetë opsional për individët dhe nuk do të sjellë rrezik tek përdoruesit, sipas Bukele, ndërkohë që Qeveria do garantojë konvertueshmërinë në dollar në momentin e transaksionit, nëpërmjet një bashkëpunimi me bankën e zhvillimit në vend.  Sipas ligjit, bitcoin duhet të pranohet nga firmat kur ofrohet si pagesë për mallra dhe shërbime. Kontributet tatimore mund të paguhen gjithashtu me kriptovalutën.  Përdorimi si monedhë zyrtare do nisë brenda 90 ditëve, me kursin e këmbimit bitcoin-dollar që do caktohet nga tregu.   El Salvador varet ndjeshëm nga paraja që vjen nga punëtorët jashtë vendit. Të dhënat e Bankës Botërore treguan se remitancat në vend arrinin në 6 milionë dollarë apo rreth 20% të PBB në vitin 2019, që është një nga normat më të larta në botë .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments