-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionBisedë me koronavirusin

Bisedë me koronavirusin

Ç’je ti që të frikohemi aq shumë, pse na detyron të ikim prej teje e s’duan emrin tê ta dëgjojmë?, je aq i çuditëshme sa që ke befasuar në çast botën njerêzore, na bën në moment statua të palëvizshme, të shtangur e të trishtuar me atë pamjen tënde të padukshme, sa që je duke na frikuar dhe prej më të dashurve tanë sapo i kaplon ajo ngjyra jote e zbehtë, e verdhë e ftohtë si akulli.

Më trego kush të pruri, pse s’të duan, të urrejnë më shumë se varfëria, robëria, se ata që vuajnë e janë shumë të pikëlluar të urrejnê, edhe më i varfëri i botës dhe ai që jeton shumè keq e pa ardhmëri s’të do. S’të duan edhe ata që i kanë humbur të gjitha shpresat e kësaj bote, edhe popujt e robëruar me shekuj  s’të duan, pajtohen me robërinë  shekullore e kurrë s’të afrohen ty. As të mirët e të sinqertit s’të duan, as gënjeshtarët, tradhtarët, piçat, as politikanēt e dijetarët jo, më trego a ka kush të do në këtë botë njerëzore?

Pse dhe ata patriotët e flaktë të dashuruar pakufi te heroi ynë i vdekur Skenderbeu nuk të afrohen për t’u shoqëruar me te, pasi i dashuruari rri me të dashuruarin, e duan Skenderbeun e vdekur, por vet s’duan të vdesin e të rrinë afër tij.

Pse dhe fetarët që i zënë besë, Zotit, i cili premton botë të përtejme të bukur, përjetuese parajsore s’duan të vdesin për shkak teje, pse? Pse ti, koronavirus je aq tinëzar dhe i heshtur para nesh e s’na tregon kurrgjê për veten tënde. Ç’je materie, gaz, energji, fuqi, armë e padukshme që në çast ua ndal frymëmarrjen njerëzve, nga erdhe e hyre në trup të njerëzve, kush të pruri e nga është origjina yte?

Autror: Sulejman Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments