10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBillbordi pa figurë për Kryeministër shqiptar! Izet Mexhiti: Ne e bëmë Zaevin...

Billbordi pa figurë për Kryeministër shqiptar! Izet Mexhiti: Ne e bëmë Zaevin kryeministër, sërish jemi vendimtarë

Para billbordit me mbishkrimin “3 opsione – Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm?”, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se për herë të parë në histori qytetarët kanë mundësi treshe dhe për herë të parë është koha për kryeministër shqiptar.

“Këtë herë, qytetarët kanë garë treshe dhe tre mundësi: dy kandidatët maqedonas nga partitë maqedonase të cilët janë sprovuar në të kaluarën, ose – për herë të parë në histori të votojnë një kandidat shqiptar për Kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, një Kryeministër që nuk përfaqëson vetëm një parti maqedonase, por një kryeministër, i cili do të përfaqësojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cilës etni i përkasin,” tha Izet Mexhiti, BDI.

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev në Click Plus tha se ky është një hap populist I BDI-së dhe se ky hap do ta çojë në opozitë BDI-në.

“Ky është hap populist, hap i rrejshëm i BDI-së i veshur me nacionalizëm dhe asgjë më shumë dhe i bërë për kalkulime partiake politike dhe do të them se ky lloj I fushatës njeherit është keq për BDI-në. Me këtë lloj fushate një është e sigurt se BDI do të shkojë në opozitë dhe do të humbë vota,” tha Zoran Zaev, LSDM.

Zaev tha se të gjithë duan që ta shohin BDI-në në opozitë dhe sipas tij do të ishte një gjë e shëndoshë që BDI të shkojë në opozitë.

“Përse nuk negociojmë sepse është e ndershme të nominojë kandidat për kryeminsitër. Hajde të garojmë, me kushte të tilla nuk negociojmë , ky është qëndrim i qartë. Kjo do të thotë që ta vlerësojnë edhe maqedonasit edhe shqiptarët sepse të gjithë duan që pas 18 viteve BDI të kaloje në opozitë,” tha Zoran Zaev, LSDM.

Izet Mexhiti nga BDI thotë se e kanë pasur të qartë se ideja për kryeministër shqiptar do të krijojë reagime të tilla.

“Ne kemi dalë me idenë tonë e dimë që ajo ide mund të krijojë edhe reagime. Përgjigja është më e mirë është përgjigja e të rinjve në Çair, Kumanovë dhe gjithandej në qytetet shqiptare që e kanë përshëndetur dhe përkrahur këtë ide. Duan që në këtë shtet të ketë kryeministër shqiptar,” tha Izet Mexhiti, BDI.

Ishte BDI ajo që në 2016 theu parimin fituesi me fituesin dhe zgjodhi Zaevin për mandatar të Qeverisë.

“Ne në 2016 kemi vlerësuar se ajo ishte rruga më e mirë prandaj jemi përcaktuar që të përkrahim të dytin të ranguar në zgjedhje dhe duke u bazuar në këtë që BDI udhëheqet nga këto ide, duke parë stabilitetin politik në Maqedoni dhe duke parë që Maqedoninë e kemi vënë në binare të shëndosha drejtë rrugës euroatlantike dhe mendojm se për demokratizimin e plotë të Maqedonisë duhet të thehen të gjitha tabutë pra nuk ka post ekslkuziv vetëm për maqedonasit,” tha Izet Mexhiti, BDI.

Emri i kandidatit për kryeminsitër shqiptar ngelet akoma i panjohur. Në fotografitë propagandistike të BDI-së vërehet edhe portreti panjohur i një burri dhe një gruaje. Identiteti i kandidatit shqiptar do të ë bëhet i njohur pasi të caktohet në mënyrë definitive data e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments