BallinaLajmeBilall Kasami,nuk banon këtu...?! TETOVËS PO I NDRYSHOHEN EMRAT E RRUGËVE, POR...

Bilall Kasami,nuk banon këtu…?! TETOVËS PO I NDRYSHOHEN EMRAT E RRUGËVE, POR JO EDHE LOGJIKA E HISTORISË!

www.telegrami.mk

145 emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës. Na thuhet se lista “pasqyron historinë, identitetin dhe realitetin e qytetit”.

Por pyetja e thjeshtë është: CILËN HISTORI?

Sepse nëse në listë gjejnë vend njerëz që në ish-sistemin jugosllav shërbyen në poste si “përfaqësues” të shqiptarëve, ndërsa për disa emra historia dhe literatura i vendosin në kontekste të debatueshme, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin:

Ku janë ata që paguan me burg, përndjekje dhe sakrificë vetëm pse kërkuan të drejta shqiptare?

Ku janë emrat e atyre që nuk kishin poste, privilegje dhe zyra, por kishin qeli?

Se Tetova nuk e ka shkruar historinë vetëm me ata që u ulën nëpër karrige institucionale. E kanë shkruar edhe ata që për shkak të bindjeve të tyre u futën në burgje.

Dhe këtu lind pyetja më interesante:

A po bëhet lista e emrave të rrugëve nga historia e Tetovës, apo nga ndonjë listë politike e gatshme?

Sepse nëse VMRO-DPMNE ka listat e vjetra të LSDM-së, ndërsa tani vetëm po ua ndërrojnë kopertinën, atëherë kjo nuk është “rishkrim i historisë” – është reciklim politik i historisë.

Emrat jugosllavë mund të shkojnë në histori. Por kujdes: bashkë me ta nuk duhet të hyjnë në rrugët e Tetovës edhe ata që historia shqiptare i ka mbajtur mend për kompromis, heshtje apo shërbim ndaj sistemit.

Tetova meriton rrugë me emrat e njerëzve që e kanë bërë historinë – jo të atyre që thjesht kanë pasur një zyrë në të.

Sepse rruga nuk është vetëm tabelë. Është kujtesë. Dhe kujtesa nuk duhet të falsifikohet me votë të këshillit komunal...www.telegrami.mk

============================================================

P.s Ky shkrim nuk ka të bëjë as me babain tim Qemal Shaban Shabanin që ishte i burgosur në vitin 1961 me urdhër të Rankoviçit pse kërkonte Shqipërinë etnike…dhe as me axhën Shaban Xheladini legjendën e burgjeve shqiptare në Maqedoni ..as pse nuk pashë emrin e gazetarit Muharem Idrizi i pari gazetar profesionist në RTP në Prishtinë nga Tetova viteve 1970 ..as axhës Mehmet Gegës as me profesorët Enver Berishën as me Beqir Berishën…as me personalitete nga familja Lushi… as me emrin e nënës heroinë të familjes së ish të burgosurit politik 3 vëllezrit të Zaim Beqirit …e shumë të tjerë …por u befasova me inatet politike dhe me shpirtngushtësinë dhe vrapin e shumë pasardhësve të disave prej tyre me vend e pa vend ti marin meritat…për të larë ”borxhin” patriotik …nuk na mbetetet agjë tjetër të presim realizimin e Shqipërisë etnike…për të cilën edhe bënë burgje …

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments