18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBILALL KASAMI tregon se çka i bashkon me LSDM-në!

BILALL KASAMI tregon se çka i bashkon me LSDM-në!

Lëvizja Besa do të luftojë deri në fund për implementimin e programit zgjedhor nga koalicioni “Mundemi”. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për MIA-, bën të ditur se ata si parti politike do të jenë të qëndrueshëm dhe konsekuent deri në fund në implementimin e programit zgjedhor.

“Ne do të jemi garanci se ky program zgjedhor nuk do të jetë vetëm një pamflet parazgjedhor, që menjëherë pas 15 korrikut do të harrohet dhe do të vihet në sirtar. Do të qëndrojmë fuqishëm prapa implementimit të tij, për shkak se opinioni është i njoftuar se edhe si opozitë ne kemi një marrëveshje me Qeverinë, të shpallur publikisht në ueb-faqen e saj, dhe ne ushtrojnë presion që kjo marrëveshje të respektohet dhe kjo edhe do të ndodhë. Ne do të jemi garanci se do të respektohet programi zgjedhor dhe do të realizohet, njëjtë siç ishim garanci se do të respektohet marrëveshje kur ishim në opozitë”, deklaroi Kasami.

Zgjidhje e problemeve infrastrukturore, ndërtim i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, janë gjithashtu pjesë e angazhimeve që Lëvizja Besa, obligohet se do t’i realizojë nëse do të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm.

Çfarë është ajo që ju bashkon për qasje të përbashkët, a mendoni se kjo do t’ju sjellë më shumë vota ose, nga ana tjetër, ndoshta do të shkaktojë rezistencë te votuesit shqiptar?
“Më së paku ishte pretendimi për të marrë më shumë vota. Qëllimi ishte që ne me LSDM-në të jemi me një zë rreth udhëtimit të mëtejshëm të Maqedonisë drejt integrimit në NATO dhe në BE. Dy votat e Lëvizjes Besa nga opozita ishin kyçe që Maqedonia t’i realizojë ndryshimet kushtetuese ku ne vendosëm edhe disa çështje për shqiptarët dhe u morëm vesh me LSDM-në në letërnjoftimet të përmendet edhe përkatësia etnike, në këtë rast përkatësia shqiptare. Kjo ishte ajo që na nxiti tani përkundër dallimeve mes nesh dhe LSDM-së, të vlerësojmë se me LSDM-në mund të realizojmë atë për të cilën do të merremi vesh, për shkak se nga ana tjetër ishte mundësia për t’u kthyer edhe një herë sundimi mes VMRO-së dhe BDI-së, diçka që nuk e dëshirojnë shqiptarët. Kemi hyrë në këtë koalicion për shkak të finalizimit të procesit të integrimit në BE, por njëherësh edhe t’u mundësojmë qytetarëve shqiptarë ndërrim të pushtetit, për shkak se në vitin 2016 ndryshimet në bllokun maqedonas erdhën me mbështetjen e shqiptarëve, por te shqiptarët mbeti pjesa tjetër e pushtetit VMRO-DPMNE dhe BDI. Ne jemi të sigurt se me këtë koalicion do të bëjmë ndryshimin edhe te shqiptarët”, thotë Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments