13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Të jem i sinqertë, pres vota nga LSDM

Bilall Kasami: Të jem i sinqertë, pres vota nga LSDM

Pa dallim që për shumë funksionarë të BDI-së ne nuk jemi të dëshiruar, kemi koalicion stabil në nivel qendror, sepse jemi të kënaqur nga orientimi i përgjithshëm i Qeverisë për vazhdimin e procesit evropian, tha lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të garojë me Teuta Arifin e BDI-së.

Edhe pse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk tha se do të mbështesë ndonjërin nga ata në Tetovë, duke ia lënë votuesve të saj që të vendosin në bazë të bindjeve të tyre, sërish Kasami pret vota nga LSDM.

“Të jem i sinqertë, pres që votuesit e LSDM-së të më mbështesin mua, sepse kemi koalicion parazgjedhor dhe ata votues tashmë kanë votuar për mua si bartës i listës së deputetëve në zgjedhjet e kaluara”, tha Kasami në intervistë për televizionin “Tellma”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments