15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Mbështesim themelimin e Akademisë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Video)

Bilall Kasami: Mbështesim themelimin e Akademisë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Video)

Sot në sallën e Këshillit Komunal në Tetovë, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art – Tetovë nënshkruam një memorandum bashkëpunimi.
Objekti i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe Akademisë. Ndërkaq si qëllim ky memorandum ka koordinimin e ndërsjelltë, planifikimin dhe implementimin e aktiviteteve të ndryshmе hulumtuese, arsimore, shkencore, kulturore, etj.
Poashtu ky memorandum i bashkpunimit të do mundësojë hartimin e një strategjie, e cila do të jetë konform ligjeve që emrat e rrugëve të kenë emra shqip dhe Tetova të kthehet tek kultura dhe tradita, siç i ka hije një kryeqendre shqiptare.
Në bazë të këtij Memorandumi format e bashkëpunimit, koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve specifike do të realizohen në bazë të një programi të përcaktuar dhe të harmonizuar reciprokisht, me obligimet dhe detyrimet e duhura për secilën nga palët nënshkruese.
Kjo qasje e Komunës së Tetovës ndaj të gjitha shtesave të shoqërisë të cilat kanë ide dhe qëllime për t’i ndihmuar zhvillimit të Tetovës janë prioritet i yni. Ne edhe më tej do të vazhdojmë të përkrahim çdo individ dhe çdo shoqatë e cila do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për jetë në qytetin tonë.
Të gjithë së bashku të investojmë për të ardhmen e komunës sonë.

Me respekt,
Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments