6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Dorëheqja e Zaevit është përgjegjësi morale

Bilall Kasami: Dorëheqja e Zaevit është përgjegjësi morale

ideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Kallxo.com ka deklaruar se dorëheqja e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është përgjegjësi morale e tij. Ai ka bërë të ditur që ka pasur përpjekje që partnerët e koalicionit të shkojnë të koordinuar që në rrethin e parë, por ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim që ka ushtruar presion dhe nuk ka pranuar një gjë të tillë.Shtoi, se si rezultat i kësaj, BDI humbi bastionet e saj, kurse Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë humbi shumicën e komunave.“Unë vlerësoj se dorëheqja është një përgjegjësi morale për rezultatin e partisë së tij duke e pasur parasysh se në koalicion ishin tre parti kryesore të qeverisë LSDM-së, BDI-së dhe Besës. Ne kishim tentativa për të pasur një marrëveshje që në rrethin e parë, të koordinuar dhe rezultati do të ishte shumë më i mirë, mirëpo ishte BDI që bënte presion dhe nuk donin që të kemi një marrëveshje, të kemi koordinim sa i përket raundit të parë në zgjedhjet lokale erdhi ky rezultat që erdhi dhe sot pra BDI ka humbur bastionet kryesore të saj, dhe LSDM humbi shumicën e komunave. Unë e vlerësoj lartë dorëheqjen e Zaevit edhe përkundër se duhet të ketë dinstiksion që mandati për të udhëhequr Qeverinë në mandatin katërvjeçar merret nga popull”, tha Kasami.Ka përmendur që partnerët e koalicionit sot janë takuar dhe se kanë konfirmuar stabilitetin e shumicës parlamentare.Kujtojmë se Zaevi dje dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje lokale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments