15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionBieber reagon e ironizon me partinë maqedonase Levica që bëri homazhe te...

Bieber reagon e ironizon me partinë maqedonase Levica që bëri homazhe te varri i Enver Hoxhës / “Çmenduri e plotë”

Kryetari i partisë LEVICA”, Dimitar Apasiev, nga Maqedonia e Veriut, i cili është edhe deputet i parlamentit maqedonas, me një delegacion partiak ka bërë homazhe tek varri i ish-liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha.

“LEVICA” është parti e krahut të majtë nacionalist dhe një parti politike euroskeptike në Maqedoninë e Veriut e themeluar në nëntor të 2015-ës. Partia është anti-NATO dhe ka folur kundër “nacionalizmit shqiptar” dhe shtrirjes së gjuhës shqipe në sistemin juridik të Maqedonisë së Veriut.

Në vizitën e tyre në Tiranë te varri i Enver Hoxhës, partia lavdëroi udhëheqjen e tij në Shqipëri.

“I majtë i përkushtuar dhe antirevizionist, Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e së “Majtës”.

Këtë ngjarje e ka quajtur çmenduri të plotë historiani Florian Bieber.

“Udhëheqja e Levicës [e majta në maqedonisht], partia nacionaliste pro-ruse pseudo majtiste në Maqedoninë e Veriut e respekton Enver Hoxhën. Flasim për një çmenduri të plotë”, ka shkruar Bieber.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments