Bideni i jep fund ndihmës ushtarake për Arabinë Saudite në luftën e Jemenit

69

Duke iu referuar administratës Trump, presidenti amerikan Biden tha se kanë mbaruar ditët kur SHBA nënshtrohej përballë veprimeve agresive të Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden i dha fund zyrtarisht ndihmës ushtarake ndaj Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Presidenti ka pezulluar procesin e tërheqjes së trupave nga Gjermania.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan deklaroi se SHBA-ja do të riparojë marrëdhëniet e saj me aleatët në një shkallë globale dhe se administrata Biden do të rrisë bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi se administrata e Biden jep përparësi çështjes së Jemenit.

“Sot, presidenti do të njoftojë se SHBA-ja do t’i japë fund mbështetjes së saj për operacionet ushtarake në Jemen”, tha Sullivan.

Nga ana tjetër, Sullivan njoftoi se qeveria amerikane ka ngrirë procesin e filluar gjatë kohës së administratës së ish-presidentit Donald Trump lidhur me tërheqjen e trupave amerikane në Gjermani.

Ish-presidenti amerikan Trump njoftoi në qershor 2020 se numri i ushtarëve amerikanë në Gjermani do të ulet nga 34.500 në 25.000, duke e filluar gjithashtu procesin.

Top Channel