15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBiden publikon foton nga mbledhja urgjente në Shtëpinë e Bardhë: Mbështetja për...

Biden publikon foton nga mbledhja urgjente në Shtëpinë e Bardhë: Mbështetja për Izraelin, e palëkundur

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se mbështetja amerikane për Izraelin i vënë nën sulme nga Irani, mbetet e palëkundur.

Deklaratën Biden e bëri gjatë një postimi në rrjetin social X, shoqëruar edhe me foto nga takimi urgjent që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e sigurisë.

Në fokus ishte pikërisht agresioni ushtarak iranian ndaj shtetit hebre, sulme të cilat nisën mbrëmjen e 13 prillit me dronë kamikazë dhe raketa balistike.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij është i palëkundur”, tha Joe Biden në rrjetin X duke postuar një foto të takimit në Sallën e Situatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments