Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se mbështetja amerikane për Izraelin i vënë nën sulme nga Irani, mbetet e palëkundur.
Deklaratën Biden e bëri gjatë një postimi në rrjetin social X, shoqëruar edhe me foto nga takimi urgjent që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e sigurisë.
Në fokus ishte pikërisht agresioni ushtarak iranian ndaj shtetit hebre, sulme të cilat nisën mbrëmjen e 13 prillit me dronë kamikazë dhe raketa balistike.
“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij është i palëkundur”, tha Joe Biden në rrjetin X duke postuar një foto të takimit në Sallën e Situatave.
I just met with my national security team for an update on Iran’s attacks against Israel. Our commitment to Israel’s security against threats from Iran and its proxies is ironclad. pic.twitter.com/kbywnsvmAx
— President Biden (@POTUS) April 13, 2024