3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBFI demanton pohimet për “pagesat e varrimit” covid 19

BFI demanton pohimet për “pagesat e varrimit” covid 19

Bashkësia Fetare Islame në vend ka hedhur poshtë rezultatet e një hulutim të bërë nga studentë të Fakulëtetit Juridik të Universitetit të Tetovës lidhur mepagesat e shërbimeve të varrimit nga ana e familjarëve të viktimave nga COVID-19.

Pas publikimit të rezultateve të hulumitimit bërë nga një grup i studentëve të Juridikut pranë UT-së për pagesat e shërbimeve të varrimit nga ana e familjarëve të viktimave nga COVID-19, ka reaguar Bashkësia Fetare Islame, sipas së cilës nuk është e vërtetë se janë bërë pagesa të dyfishta, pretendime këto të cilat të mërkurën, sikurse kemi informuar dhe ne, në një konferencë shtypi i paraqiti udhëheësi I këtij grupi studimor profesor Bashkim Selmani. Sipas tij, familjarët është dashur të lirohen nga këto harxhime konform ligjit për lirimin nga pagesat mortore për shkak të gjendjes së pandemisë së koronavirusit.

REAGIMI I BFI-së

‘Bashkësia Fetare Islame në RMV, për hir të së vërtetës, publikisht demanton deklaratën e Prof. Bashkim Selmanit, udhëheqës i grupit hulumtues lidhur me shkeljet ligjore gjatë pandemisë. Meqë ky “hulumtim” pretendon të jetë shkencor, atëherë kërkojmë nga Profesori në fjalë që të japë argumente për pagesat e dyfishta nga BFI-ja, ashtu siç e thekson ai vetë, ose publikisht të njëjtën ta demantojë. Në të kundërtën, BFI të drejtën e vet do ta kërkojë përmes rrugës ligjore’.

Hulumtimi i debatueshëm është realizuar në Komunën e Tetovës. Autorët e tij thanë se kishin intervistuar rreth 15 familje të prekura nga kjo problematikë dhe e njëjta ishte faktuar përmes një dokumentari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments