17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBesa Dauti është emëruar drejtoreshë në Galerinë e Arteve në Tetovë

Besa Dauti është emëruar drejtoreshë në Galerinë e Arteve në Tetovë

Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve – Tetovë nga sot do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga institucioni i Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, si kuratore arti, ndërsa me profesion është piktore akademike.

“Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që do të sjellë një angazhim serioz në zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit, thuhet në kumtesën e Galerisë së Arteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments