Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se në fillim të javës së ardhshme do të merren vendime për çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit.
Analizat janë ende duke u bërë dhe siç bën me dije Bekteshi, me gjasë do të jenë gati nesër, kah fundi i ditës
- Sipas të dhënave, në fillim të javës së ardhshme do të merren vendime të duhura nëse ka hapësirë, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në tregun e Shkupit, së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.