6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomiBekteshi: Me siguri nuk do të pranohet kërkesa e kompanive energjetike për...

Bekteshi: Me siguri nuk do të pranohet kërkesa e kompanive energjetike për rritje të çmimit për 13 për qind

 Çmimin të cilin e ofron EMV për EVN Houm po shqyrtohet  në seancë të mbyllur të Qeverisë. Pasi të kemi një kërkesë nga EMV, do të njoftoheni me kohë, por kjo do të jetë në përputhje të interesave të  qytetarëve dhe të shtetit në tërësi dhe mbrojtjen e standardit të jetesës në shtetin tonë, bëri të ditur sot ministri i Ekonomisë  Kreshnik Bekteshi.

Por, siç tha,  nga ana e EMV-së ende nuk është dorëzuar informacion në Qeveri që ajo të përcaktojë çmimin me të cilin EMV do të marrë pjesë në tenderin i cili do të shpallet nga EVN Houm. 

Sipas Bekteshit, me siguri nuk do të pranohet kërkesa e kompanive energjetike për rritje prej 13 për qind.

 “Bislimovski, nuk besoj se ka bërë një deklaratë të tillë. Dhe ajo që kam dëgjuar, sepse e di sa është profesionist Bislimovski, shumica prej jush këtu e ndiqni ekonominë për pothujase me vite dhe shumë mirë  i dini procedurat. Vitin paraprak, kompanitë energjetike kërkonin rritje, nëse ju kujtohet, në 78 për qind, pra tejkaluan disa kompani dhe mbi 100 për qind. Nuk ka rëndësi se sa kërkojnë ata. Është e rëndësishme se sa do të miratohet nga ana e KRRE-së dhe cili do të jetë çmimi që do të përcaktojë Qeveria EMV-së e ila do ta japë ndaj furnizuesit  universal, në këtë rast EVN, i cili çmim vlen për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, që do të thotë se 13 për qind një rritje që është një kërkesë nga ana e  kompanive e energjisë me siguri nuk do të pranohet. Mund të them se nukdo të pranohet çmimi  që mund të kërkojë EMV, sepse sigurisht që EMV do të kërkojë çmim, ndërsa  puna e KRRE është të bëjë analiza dhe llogaritje për kërkesën nga ana e MEPSO-s dhe Elektroshpërndajes”  theksoi Bekteshi, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas forumit ekonomik “Taksat parafiskale – një pjesë e vogël në mozaikun e konkurrencës”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments