19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBekim Sali / “Ende nuk mund ta shpallim koronavirusin të “vdekur””

Bekim Sali / “Ende nuk mund ta shpallim koronavirusin të “vdekur””

I pyetur nëse mundet që përfundimisht ta shpallim koronavirusin të “vdekur” në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se ende është herët për këtë vendim.

Sali theksoi se nuk ka informacione se për çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të “vdekur”, nuk e di se çfarë do të vendos sot Komisioni. Në këtë periudhë derisa jemi ne këtu, Komisioni është në mbledhje dhe shpresoj se do të ketë masa sipas rezultateve që i marrim nga Qendra Epidemiologjike pranë ISHP-së. Sinqerisht nuk e di se cila masë do të lirohet, megjithatë shpresoj që sa më shpejtë të funksionojmë normalisht”, deklaroi Sali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments