3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBE vendos kufizime për 30 ditë në zonën e Shengenit për shkak...

BE vendos kufizime për 30 ditë në zonën e Shengenit për shkak të koronavirusit

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka propozuar sot liderëve të Bashkimit Evropian që të fusin një ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën Shengen për 30 ditë për të frenuar koronavirusin.

Përmes një videoje të publikuar në Twitter, ajo saktësoi që propozimi përjashton të gjithë ata që banojnë në BE, anëtarët e familjes të shtetasve të vendeve anëtare, diplomatët dhe stafin, si mjekë, infermierë dhe ekspertë që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit, si dhe njerëzit që transportojnë mallra.

Von der Leyen njoftoi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet sipas nevojës.

E para e Komisionit Evropian vlerëson se duke zvogëluar ndërveprimin shoqëror, shkalla e përhapjes së virusit gjithashtu do të ulet.

“Në mënyrë që të jetë efektiv, ky kufizim duhet të zbatohet edhe nga ana e katër vendeve anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit,” tha von Der Leyen.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments