3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBE mesazh Qeverisë së Kosovës/ Mirëqenia e popullit mbi interesat partiake

BE mesazh Qeverisë së Kosovës/ Mirëqenia e popullit mbi interesat partiake

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend pas paralajmërimeve për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ajo ka bërë thirrje që në situatën pas pandemisë Covid -19 të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën, njofton Klan Kosova.

”Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në vazhdim në Kosovë”.

”Situata aktuale e pashembullt e shpërthimit të COVID-19 bën thirrje për konsensus, unitet politik dhe qëllim të përbashkët në krizë”.

Siç shkruan telegrafi, ajo ka apeluar që në këtë kohë partitë politike duhet të lënë anash interesat partiake.

”Partitë politike duhet të kujdesen para së gjithash për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak”, ka thënë Apostolova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments