20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: VLEN e koordinuar me Levicën kundër Osmanit / VLEN: BDI ka...

BDI: VLEN e koordinuar me Levicën kundër Osmanit / VLEN: BDI ka drojë se do të zbulohen lidhjet e tyre me Rusinë

Zgjedhjet po afrohen, por ende pa nisur fushata partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë akuzat e ndërsjella. Akuzat vazhdojnë me atë se cila parti është më pro-ruse, ndërsa “luftohet” për të dëshmuar që cila parti është më pro-amerikane e më pro-europiane. Nga BDI ftojnë për një fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike.

“Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit”, thanë nga BDI-ja.

Reaguan nga koalicioni opozitar VLEN, duke thënë se BDI ka drojë se do të zbulohen lidhjet e tyre me Rusinë.

“Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, ministri i Jashtëm Bujar Osmani u bë edhe nikoqir i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, duke u bërë i pari dhe i vetmi që ia ka hapur dyert Rusisë”, thanë nga VLEN.

Këto akuza mes partive politike, sa po afrohen zgjedhjet aq më shumë po ashpërsohen. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do te mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë bashkë me zgjedhjet presidenciale më 8 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments