11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeAkuzat për skenar rus për trazira pas 8 majit, Xhaferi: Ka tendenca...

Akuzat për skenar rus për trazira pas 8 majit, Xhaferi: Ka tendenca për veprime hibride

Nga BDI sot thanë se opozita po përgatit skenar rus për trazira politike pas 8 majit, përcjell TV21. I pyetur nëse organet e sigurisë kanë raportuar për këto skenare, kryeministri Talat Xhaferi tha se nuk ka të dhëna të tilla, por që është raportuar se ekziston rreziku për kërcënime hibride.“Tash nuk ka ashtu të dhëna. Raportuan për punën e tyre institucionet përkatëse të tre institucioneve, dmth Agjencia për Zbulum-Kundërzbulim, Agjencia Nacional për Siguri dhe Sektori i Veçantë i Sigurisë në MPB, kështu që aktualisht nuk ka të dhëna, por mbi të gjitha puna rrjedhëse, tendenca për veprime hibride ka, siç janë veprimi me pengimin e web faqeve të institucioneve përkatëse, dmth ata janë elemente të cilat ndikojnë”, tha mes tjerash Xhaferi duke shtuar se secili institucion është në nivel të detyrës./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments