Në vendimin e shpallur Gjykata Kushtetuese konfirmon se vendimi për emërtimin e rrugëve ishte miratuar me shumicën e nevojshme ligjore, me 29 vota “për” dhe me votat e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë.
Por përgjegjësia e Komunës së Tetovës qëndron te dështimi për ta dokumentuar dhe mbrojtur procedurën para Gjykatës.
Vetë vendimi thekson: “Në katër raste Gjykata kërkoi nga Komuna e Tetovës dokumentacionin e plotë… por nga Komuna u dorëzua vetëm Lista e emrave.”
Po ashtu, Gjykata konstaton se “nuk ka dëshmi se Komuna ka dorëzuar kërkesë deri te Qeveria për pëlqimin e nevojshëm paraprak.”, dokument i cili ekziston, por udheheqësia komunale, për arsye të cilat duhet t’i shpjegojë përapara opinionit publik, vendosi qëllimisht ta fshehë.
Pra, nuk u kontestua vullneti i Këshillit Komunal dhe as votimi. Dështoi mbrojtja juridike e vendimit të vitit 2007, vetëm sepse Komuna, edhe pse nga ajo u kërkua 4 herë brneda 1 viti, nuk paraqiti dokumentet që kishte detyrim t’i siguronte dhe t’i dorëzonte.
Katër herë Komuna nuk e dorëzoi dokumentacionin. Tri herë Qeveria nuk dorëzoi përgjigje.
Ky veprim apo mosveprim ngre dyshimin e arsyeshëm për një marrëveshje të fshehur VMRO–VLEN, ku VLEN dhe Bilall Kasami në Tetovë shfaqen si ekzekutues të heshtur të agjendës “Maqedonia përsëri e jotja” por me çmimin e emrave, historisë dhe dinjitetit të Tetovës, e që godet çdo arritje shqiptare.
Vendimi nuk u rrëzua për mungesë votash. U la të rrëzohet përmes heshtjes së koordinuar të despotëve dhe shqiptarëve të nënshtruar politikisht me dëshirë dhe etje për pushtet.
Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese mund ta gjeni në lidhësen mëposhte: ![]()
