15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI – Tetovë : Në mungesë të projekteve dhe punëve, Bilall Kasami...

BDI – Tetovë : Në mungesë të projekteve dhe punëve, Bilall Kasami tentoi ta përvetësoj ndërtimin e rrugës “Vëllezërit Milladinov” (VIDEO)

Në mungesë të projekteve dhe punëve, Bilall Kasami tentoi ta përvetësoj ndërtimin e rrugës “Vëllezërit Milladinov”, që është projekt kryekëput i Qeverisë, gjegjësisht i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, siç e shihni edhe në tabelën që gjendet prapa meje. Pra ky projekt i asfaltimit me gjatësi 1 kilometër, Qeverisë i ka kushtuar 265 mijë euro, dhe i gjithi është financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Por, ne e faleminderojmë Bilall Kasamin dhe grupën e tij të interesit që me seriozitet të madh, dolën për ta reklamuar punën tonë.
Kjo nuk është hera e parë që kryetari i Komunës vrapon për të bërë bajraktarizëm. Ai ka tentuar shumë gjëra të tjera t’i përvetësojë, siç tentoi ta përvetësojë edhe rrugën Tetovë-Prizren, duke e gabuar tërësisht edhe trasenë dhe duke dalë tepër qesharak, për tu demantuar një ditë më pas edhe nga Qeveria e Kosovës.
Sidoqoftë, qytetarët janë të vetëdijshëm se kush i realizon projektet e mëdha dhe kush tenton t’i përvetësojë këto projekte.
I nderuar kryetar i Komunës së Tetovës, ju nuk keni kapacitet për projekte të tilla. Ju mund vetëm të tentoni t’i mashtroni dhe gënjeni tetovarët, por këtë gjë nuk do mund ta arrini.
Mundet vetëm t’i ëndërroni projektet që i realizojmë ne, por ju edhe kur ëndërroni, qëllimin e keni të tenderat dhe përfitimi i klanit tuaj mafioz, e jo tek qytetarët.
Aty ku punon BDI nuk ka gropa.
Ju faleminderit.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments