BallinaLajmeBDI Tetovë: Mafia urbane po gllabëron hapësirat publike/ Bajram Rexhepi: Tetovën po...

BDI Tetovë: Mafia urbane po gllabëron hapësirat publike/ Bajram Rexhepi: Tetovën po e shesin copë-copë

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, përmes kryetarit Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj planit për menaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026, duke akuzuar pushtetin lokal se po rrezikon edhe hapësirat e fundit publike në qytet.

Sipas reagimit, hapësira ndërmjet pishinës së qytetit dhe sallës sportive në Qendrën Sportive nuk paraqet “tokë të tepërt”, por pronë publike që u takon qytetarëve të Tetovës. Nga BDI thonë se me programin e ri, koalicioni VMRO–VLEN dhe kryetari i komunës, Bilall Kasami, po hapin rrugën për shitjen e kësaj parcele tek investitorë të afërt me pushtetin.

“Këtu mbaron interesi publik, ndërsa fillon betonizimi i pamëshirshëm i Tetovës”, thuhet në reagim.
Nga BDI vlerësojnë se detyrë e çdo kryetari komune është të menaxhojë me përgjegjësi dhe ndershmëri pronën publike dhe buxhetin e qytetarëve, duke shtuar se “Tetovarëve po u përgatitet Monopoli 2”.

Në fund të reagimit, dega e BDI-së në Tetovë thekson se nuk do ta lejojë dhe as tolerojë, siç thonë, shkatërrimin e hapësirave publike në qytet, duke paralajmëruar “kohën e përgjegjësisë”.

Ja reagimi plotë:

Edhe ato pak hapësira publike që kanë mbetur në Tetovë janë vendosur në listën e shitjes.

Qendra Sportive, hapësira mes pishinës së qytetit dhe sallës sportive, nuk është tokë e tepërt. Është hapësirë publike dhe pronë e tetovarëve.

Me programin për menaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026, VMRO–VLEN dhe Bilall Kasami po e hapin rrugën që edhe kjo parcelë t’i “shitet” ndonjë investitori të afërt.

Këtu mbaron interesi publik.
Këtu fillon betonizimi i pamëshirshëm i Tetovës.

Detyrë e çdo kryetari është të menaxhojë me vetëdije, përgjegjësi dhe ndershmëri buxhetin dhe pronën publike.

Tetovarëve po u përgatitet Monopoli 2.

Këtë as do ta lejojmë, as do ta tolerojmë.

Vjen koha e përgjegjësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments