15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI: Qytetarët kanë të drejtë të shohin tre kandidatët e tyre për...

BDI: Qytetarët kanë të drejtë të shohin tre kandidatët e tyre për Kryeminisër në debat televiziv

Sot në sheshin Skënderbeu ne Shkup, Bujar Osmani, kishte fjalën e tij
para mediave lidhur me mbulimin e barabartë mediatik të gjitha partive,
përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë të gjithë kandidatëve për
Kryeministër.

Në fjalën e tij Osmani potencoi se “Për herë të parë në histori,
qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju mundësohet të zgjedhin më shumë se
dy opsione për Kryeministër të tyre. Për herë të parë, nuk janë vetëm dy
kandidatë të dy partive maqedonase që kërkojnë këtë pozicion, por edhe
një kandidat jo partiak dhe i pavarur shqiptar”.
“Kryeministri ynë i parë shqiptar nuk do të jetë vetëm Kryeministër i
shqiptarëve, por i të gjithë qytetarëve dhe ky është një sinjal i fortë
për atë që ne e quajmë shtet i barabartë. Është sinjal i fortë për BE-në
që vendi ynë është i gatshëm t’i bashkohet familjes evropiane, sepse ne
e kemi tejkaluar nacionalizmin dhe ndarjet etnike – theksoi Osmani në
fjalën e tij, duke shtuar se “Kryeministri i pavarur dhe jo partiak nuk
është vetëm një ofertë për elektoratin shqiptar, por është ofertë për të
gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të pakënaqur me
sistemin politik të këtij pushteti, i cili e mbajti vendin tonë të
mbërthyer në luftë politike për shumë vite.

T’ju ofrosh qytetarëve mundësi të re, opsion të tretë, pa dyshim se
është një hap i rëndësishëm për progresin e një demokracie të
zhvilluar, për këtë arsye ne ju bëjmë thirrje Mickovskit dhe Zaevit të
dalin në debat publik, ku të tre kandidatët mund ti paraqesin dhe t’i
diskutojnë idetë e tyre për të ardhmen e vendit tonë – potencoi Osmani.
Në fund të fjalës së tij, Bujar Osmani, nga mediat kërkoi që me respekt
të plotë ndaj përgjegjësisë së tyre demokratike dhe në interes të
publikut, të sigurojnë barazi në debate dhe t’i sigurojnë audiencës së
tyre, debate të ndershme, mes tre kandidatëve për Kryeministër, ku ne
presim debate interesante mes dy kandidatëve maqedonas Zaev dhe
Mickovski si dhe kandidatit të parë shqiptar për Kryeministër, Naser
Ziberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments