4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI përshëndetë arritjen e konsesusit: Ky ishte qëllimi ynë, me qëllim të...

BDI përshëndetë arritjen e konsesusit: Ky ishte qëllimi ynë, me qëllim të shmanget kriza politike

Bashkimi Demokratik prë Integrim e përshëndetë arritjen e konsensusit sot pas konsultimeve intenzive mes partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve, informon Zhurnal.

Nga BDI thonë se konsensusi, shëndeti publik dhe shmangjen e krizës më të thellë politike ka qenë qëndrimi i tyre konsistent, sepse mbajtja e zgjedhjeve pa konsensus do të përkeqësonte situatën.

“Konsesusi ishte parimi ynë themelor i funksionimit të shoqërisë multietnike sepse shmangë mbivotimin dhe margjinalizimin, derisa në këtë rast ndihmon edhe në parandalimin e krizës politike”, thonë nga BDI.

Nga partia bëjnë thirrje që institucionet shtetërore të përgatisin të gjitha protokolet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ndërsa partitë politike ti respektojnë deri në fund.

BDI shprehë faleminderim deri tek të gjithë partnerët ndërkombëtar për, siç thonë, angazhimin e tyre konstruktiv gjatë kohës së arritjes së konsesusit./Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments