9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve...

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

Të mërkurën në debatin televiziv në TV21, Kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretar gjeneral në Aleancën për Shqiptarët, Arben Taravari me apo pa vetëdije edhe njëherë ofendoi dhe shpifi për komunitetin që pretendon se po e përfaqëson.

Me deklaratën e tij se në Çair dhe Gostivar tek pjesa shqiptare nuk respektohen masat për mbrojtje nga CoVid-19, dhe se tek pjesa maqedonase këto masa po respektohen me përpikmëri, Taravari dëshmoi edhe një herë që çdo deklarim i tij nuk bazohet në argumente dhe fakte, por në “muhabete” që i dëgjon nga dikush tjetër.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, zëshëm demanton shpifjet e Taravarit dhe me bindje të plotë pohon që Kafiteritë e Gostivarit me respektojnë protokolet e Qeverisë. Dëshmi për këtë është fakti që asnjë pronar lokali nuk është dënuar nga organet përgjegjëse për mosrespektim të masave. Aq më tepër, në Gostivar nuk kemi pasur raste si rasti i fundit në Shkup, kur menjëherë pas emisionit që Taravari shpifi për Kafiteritë dhe qytetarët e Gostivarit u sulmuan Inspektorët në Kafeteritë që Taravari i viziton më së shpeshti, në pjesën maqedonase, siç do të thoshte ai.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, dënon ashpër prononcimin e Taravarit dhe kërkon nga ai që publikisht të kërkon falje mbi shpifjet që ua bëri pronarëve të objekteve gastronomike dhe qytetarëve të Gostivarit. Njëherit, fton Taravarin që disciplinë të mbajë në Institucionin ku udhëheq ai, pasi fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë që në kabinetin e tij dhe zyrat e drejtorëve që i ka emëruar ai, nuk respektohen masat dhe në ambiente të mbyllura po organizohen ahengje të ndryshme.

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Gostivar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments