15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI FLET PËR INVESTIME PREJ 3.1 MILIARDË EURO NË 5 VITET E...

BDI FLET PËR INVESTIME PREJ 3.1 MILIARDË EURO NË 5 VITET E ARDHSHME

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përshëndet miratimin e
Propozim-buxhetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së
Veriut, duke marrë parasysh se ky Buxhet në vete ngërthen disa shtylla
të cilat janë esenciale për ballafaqimin e vendit me ndikimin e
pandemisë globale, por edhe rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

E themi këtë duke pasur parasysh se aspektet kryesore të këtij Buxheti
janë të bazuara në mbrojtjen e shëndetit, si dhe rimëkëmbjen ekonomike
dhe rritjen e saj.

Theksojmë se kjo është hera e parë në historinë e vendit që një buxhet
të ketë në vete një planifikim jo 12 mujor, por një projeksion 5 vjeçar.

Me këtë strategji buxhetore parashikohet që në 5 vitet e ardhshme të
fillojë një cikël i investimeve prej 3.1 miliardë euro edhe atë për
projekte në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë dhe
në infrastrukturën komunale, si dhe investime kapitale, të cilat
domosdoshmërish do të përmirësojnë kushtet në shëndetësi, arsim,
bujqësi, mbrojtje të mjedisit, etj.

E theksojmë këtë duke pasur parasysh se me këtë Buxhet është planifikuar
që vetëm në vitin 2021, përmes Buxhetit të investohen 374 milion euro
për shpenzime kapitale, ose 20% më të larta krahasuar me vitin 2020.

Në fushën e infrastrukturës rrugore, në periudhën e ardhshme janë
planifikuar investime në projekte siç janë: Ndërtimi i rrugës
magjistrale Shkup-Bllacë, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar,
përmirësimi i infrastrukturës rrugore të komunave në Republikën e
Maqedonisë së Veriut përmes Projektit për Rrugët Lokale, financimi i
Korridorit VIII përmes seksionit Kumanovë-Rankovc, Rankovc-Kriva
Pallankë, Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, financimi i
seksionit Kërçovë-Ohër, zgjerimi i autostradës Tetovë – Gostivar, si dhe
projekti për transportin e shpejtë me autobus në territorin e Qytetit të
Shkupit.

Në fushën e infrastrukturës hekurudhore, është planifikuar të fillojë
projekti për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, si
dhe financimi i tre fazave të ndërtimit dhe rehabilitimit të pjesës
lindore të hekurudhës – Korridori VIII, pjesa drejt Bullgarisë.

Në fushën e gazifikimit, parashihet ndërtimi i tubacioneve kryesore të
gazit, seksioni Shkup-Tetovë, Gostivar – Kërçovë, ndërtimi i një
tubacioni gazi ndërlidhës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Republikës së Kosovës, si dhe ndërtimi i një tubacioni gazi ndërlidhës
midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.

Në fushën e krijimit të infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e
ujërave të ndotura dhe krijimin e një sistemi të integruar dhe
financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, që plotëson
kërkesat e BE-së si projekte kapitale të rëndësishme që do të financohen
përmes IPA 2 Programit në periudhën 2020-2025 janë: Rehabilitimi dhe
zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Qytetin e Shkupit, Projekti për
ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe
rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e
Tetovës, rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Komunën
e Kërçovës,përgatitja e dokumentacionit të projektit për përmirësimin e
infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe
rrjetit të furnizimit me ujë në komunën e Haraçinës.

Të gjitha këto projekte do të kontribuojnë në rritje më të shpejtë dhe
të qëndrueshme ekonomike pas tejkalimit të krizës me Covid-19, e cila
parashikon rritje prej 4.1% në vitin 2021, në vitin 2022 pritet rritje
prej 4.6%, në vitin 2023 prej 5.2%, në vitin 2024 prej 5.6% dhe në vitin
2025 prej 5.9%. Projeksioni për vitet 2025-2030 është rritje ekonomike
mesatare prej 5.75%.

Me respekt,

Bashkimi Demokratik për Integrim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments