15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI: Do apo jo LSDM dhe VMRO-DPMNE, kreu i shtetit do të...

BDI: Do apo jo LSDM dhe VMRO-DPMNE, kreu i shtetit do të zgjidhet nga Kuvendi

Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se do apo nuk jo VMRO-DPMNE dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend.

Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet.

“OBRM-PDUKM dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e Bujar Osmanit për president shteti.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.

Koalicioni i gjerë multietnik Fronti Europian, shtojnë nga atje, ka dëshmuar se politikat e BDI-së kanë qenë dhe janë për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe religjioni, ndërsa synimi kryesor mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments