Partitë shqiptare në pushtet këmbëngulin që mos të zvarritet procesi i rrumbullakimit të marrjes së shtetësisë, pasi debati publik sipas tyre është propozim i vonuar.
“Do të jemi në mbështetje të çdo ndryshimi eventual për të cilin është dakorduar propozuesi vetëm për një arsye, vetëm që mos të polemizojmë, politizojmë, partizojmë e mos ta abuzojmë me këtë çështje për përfitime të ulëta politike.”,- u shpreh deputeti i BDI–së, Arbër Ademi.
“Është mirë që të hapim debatin rreth këtyre amendamenteve dhe aty të japim mendimet tona. E vlerësoj propozimin e kolegëve nga opozita rreth debatit publik, por vlerësoj se kjo çështje ka mund të bëhet më herët.”,- deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.