2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI: Aleanca për Shqiptarët qëndron prapa dhunës së protestuesve dhe fyerjve ndaj...

BDI: Aleanca për Shqiptarët qëndron prapa dhunës së protestuesve dhe fyerjve ndaj grave

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë lëshuar mediave, ka reaguar ashpër në lidhje me protestat e djeshme, ku pati përleshje mes forcave të rendit dhe protestuesve. Nga BDI thonë se Aleanca për Shqiptarët qëndron prap dhunës së protestuesve dhe fyerjeve ndaj grave.

Kumtesa e plotë

“Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër edhe ndaj pretendimeve të fundit skandaloze të Aleancës për Shqiptarët, të cilët i vihen në mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve dhunues të policisë dhe institicuoneve. Aleanca për Shqiptarët nuk dënon dhunën e shkaktuar gjatë protestave të djeshme në qytetin e Tetovës. Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as sulmet ndaj forcave të rendit të shkaktuara pikërisht nga protestuesit gjatë ditës së djeshme.

Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as dhunën ndaj grave përmes fjalëve ofendueve dhe parollave të ngjajshme duke vënë në shënjestër gratë në këtë rast.

Por përkundrazi, Aleanca për Shqiptarët i’u vihet në mbrojtje kriminelëve të dëshmuar dhe dhunuesve ndaj grave.

Se janë frymëzues dhe bashkëpjesëmarës në protestën e dhunshme të ditës së djeshme tregon fakti se personi përgjegjës për media në ASH Arben Zeqiri personalisht bën publike mesazhet drejtuar simpatizantëve partiak për të marrë pjesë në protesta, kurse nënkryetarja e degës së ASH-së në Tetovë Nurije Nuka Bajrami gjatë ditës së djeshme shihej në kamera live teksa nxit protestuesit për të thyer kordonet e policisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe njëherë bën thirrje që të gjitha forcat politike në vend të distancohen nga dhuna nëpër protesta, të bëjn kujdes në gjuhën e përdorur ndaj grave sepse janë akte të ulta dhe nuk I përkasin një demokracie të lartë qytetare”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments