12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: 15.9% niveli i papunësisë, arritje e madhe

BDI: 15.9% niveli i papunësisë, arritje e madhe

Bashkimi Demokratik për Intregrim njofton opinionin se si rezultat i politikave dhe masave efikase ekonomike të implementuara nga ana e Qeverisë papunësia në vendin tonë shënon nivelin më të ulët në historinë e vendit, poashtu po zvogëlohet edhe borxhi shtetëror.

Të gjitha parametrat statistikore janë dëshmi e qartë se ekonomia po lëviz drejt niveleve stabile dhe më të
larta të progresit, kah zmadhimi i aktiviteteve ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Niveli
aktual i papunësisë për momentin është 15.9 % që paraqet njëkohësiht nivelin më të ulët që është shënuar
ndonjëherë.

Niveli i papunësisë në kuartalin e dytë të këtij viti është më i ulët për 4.8 % në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar. Njëkohësisht niveli i punësimit ka rritje prej 1.5 % në tre kuartalet e fundit, respektivisht rritet me dinamikë si para pandemisë. Edhe më tej niveli i punësimit është i lartë tek meshkujt, në nivel prej 55.8 % dhe është shumë afër mesatares së Bashkimit Europian (60%), për dallim nga femra tek të cilat ky nivel është 38.7 %.

Me këtë dëshmohet se Qeveria në të cilën bën pjesë aktive edhe Bashkimi Demokratik për Integrim me përkushtim punon për korrigjimin e këtij disbalanci përmes masave aktive të punësimit ku këtë vit për herë të parë po implementohet parimi për përkrahje të punësimit nga Buxheti i shtetit në proporcion 60 % për përkrahje të punësimit të femrave dhe 40 % për përkrahje të punësimit të meshkujve.

Edhe një dëshmi për politikave positive ekonomike të Bashkimit Demokratik për Intregrim është edhe zvogëlimi i borxhit shtetëror nga 55.9 % nga PBV në 52 %, zvogëlim prej 3.9 % në krahasim me 30 qershorin e këtij viti, ndërsa paga mesatare në kontinuitet po rritet dhe nga qershori i vitit 2017 është zmadhuar për mbi 6.500 denarë, në 28.744 denarë.https://medial.mk/lajme-nga-maqedonia/bdi-15-9-niveli-i-papunesise-arritje-e-madhe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments