12.8 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBashkim Ziberi: Universiteti i Tetovës po shndërrohet në shtab partiak të BDI-së!...

Bashkim Ziberi: Universiteti i Tetovës po shndërrohet në shtab partiak të BDI-së! (Video)

Profesori Bashkim Ziberi i cili ligjëron në Universitetin e Tetovës, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të drejtuesve të këtij universiteti për politizim.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Ziberi tha se me veprimet e fundit, UT-ja po bëhet pjesë e fushatave politike.

LAJM: z.Zyberi, sot Bujar Osmani ka mbajtur një ligjeratë me studentët e drejtësisë në Universitetin e Tetovës. A e shihni këtë si promovim të politikanëve?

Bashkim Ziberi: Mund të shihet edhe si promovim i politikanëve, patjetër. Por, unë do të kisha thënë është një keqpërdorim i hapsirave universitare siç ishte edhe javët në kalim. Vazhdojmë të kemi të njejtin keqpërdorim sepse nëse do të kishim një debat konstruktiv ndërmjet kandidatëve për president do të ishte e udhës që të dy kandidatët të paraqiteshin para një auditoriumi më të gjërë, të shprehnin platformat e tyre dhe pastaj t’i nënshktroheshin edhe pyetjeve nga auditori. Shkuaja në këtë format dhe pikërisht në fakultetin juridik ku një pjesë e profesorëve të atij fakulteti janë në poste udhëheqëse politike, siç është puna e dëputetëve, zv.ministrave, zv.kryeminsitrave është thjesht një keqpërdorim i hapsirës universitare.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments