12.8 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAkuzat e VMRO-së për kontrabandën me telefona, Drejtoria e Doganave: Po përgatitet...

Akuzat e VMRO-së për kontrabandën me telefona, Drejtoria e Doganave: Po përgatitet kallëzim penal, ka filluar edhe procedura për përgjegjësi ndaj doganierëve

Nga Drejtoria e Doganave sot kanë reaguar pas akuzave nga VMRO-DPMNE për fshehje të informacioneve në lidhje me rastin e kapjes së ngarkesës prej 1200 kilogramëve ne telefona, lap topë dhe aksesorë, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se në bashkëpunim me Prokurorinë po përgatitet kallëzim penal përkatës për rastin, ndërsa theksojnë se është nisur edhe procedura disciplinore për atë se si malli ka kaluar kontrollin doganor në Aeroportin e Shkupit.“Pas kontrollit të kryer, Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me prokurorin publik kompetent do të bëjë kallëzim përkatës penal. Gjithashtu, Departamenti për Përgjegjësi Profesionale në Drejtorinë e Doganave ka filluar procedurë për të konstatuar përgjegjësinë e mundshme apo lëshime të caktuara të doganierëve të cilët kanë zhdoganuar mallin. U bëjmë thirrje partive politike që të përmbahen nga përhapja e të dhënave dhe informacioneve të paverifikuara, të cilat mund të dëmtojnë hetimin”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments